Vizat ia pamundësojnë shkrimtarit marrjen e çmimit në Itali
Shkrimtari kosovar, Asllan Qyqalla, nuk ka mundur të marrë pjesë në një festival të poezisë në Itali për ta pranuar çmimin e parë shkaku i mospajisjes me vizë.
Qyqalla e fitoi çmimin e parë në Festivalin e Poezisë VELIERO në Torre Melissa për poezinë Shën Valentin e cila i ishte përkthyer në gjuhën italiane, njofton Klan Kosova.
Në këtë garë, ai kishte pasur konkurrencë nga poetë ndërkombëtarë, por ishte poezia e tij që ia solli këtë çmim të rëndësishëm.
Më poshtë mund ta lexoni poezinë për të cilën u shpërblye shkrimtari ynë:
Shën Valentin
Lora
Shën Valentini na qepi
hartën e dashurisë
rrugës Egnatia-Naisus
e ne të harruar morëm
aromën e mjaltit
në hirin e prushtë
në flashktësin e shtyer.
Lora
si buberzë e bjondë në meteor
askush nuk pipëtin
në hartën e dashurisë
e ylli fugë në mallin e shterrur
në ndjenjën e pakohë
sollën freski moshe
puthjet e malit si Hera në Olimp *
fugën natëshkurtin
që sonte s`kanë mbarim.
Lora
mërdhin në ngrohtësi
re të vakta në gjiun e dashurisë
“sa shumë kam ftohtë,
Lan më merrë me vete
sonte,
s`i dua lulet
trëndafil i bardhë
të kam në Shën Valentin”!
13 shkurt 2017, në natën e vonë
Asllan Qyqalla