Vitia emëron këshilltar, është vëllai i deputetit të VV-së
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka emëruar përsëri si këshilltar politik të tij Sami Ukën.
Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltar politik i tij.
Sami Uka njëherësh është edhe vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka.