Viti 2018 do të jetë viti i veturave elektrike

Viti 2018 do të jetë viti i veturave elektrike

Në vitin 2018, makinat elektrike më në fund do të kthehen nga produkti interesant në një opsion i zbatueshëm për familjet e Amerikës.

Në vitin e ardhshëm do të shënohet një pikë kthese në elektrifikimin përfundimtar të rrugëve të Amerikës.

Makinat elektrike do të përbëjnë vetëm 1.5 për qind të të gjitha shitjeve të makinave të SHBA-së sipas ‘Navigant Research’.

Por, për këto makina numrat me të vërtetë të rëndësishëm për t’u parë janë çmimi, vozitje dhe disponueshmëria.

Amerikanët më në fund do të jenë në gjendje të blejnë makina elektrike që mund të mbajnë fuqi të mjaftueshme për të lëvizur nëpër rutinat e tyre të përditshme pa asnjë shqetësim.

Makina si Chevrolet Bolt EV, Nissan Leaf i ridizajnuar dhe Modeli Tesla 3 do të fillojnë të largojnë “çështjen e besimit”, siç e quan analistja e Kelley Blue Book, Rebecca Lindland.

Makinat elektrike janë shumë më të thjeshta mekanikisht sesa makinat me djegie të brendshme dhe duhet t’u besohet më shumë. Por do të duhet kohë që njerëzit të kuptojnë se nuk do të ngrijnë si telefonat e tyre të mençur, tha ajo. Duke parë numër më të madh të makinave elektrike në rrugë do të ndihmohet lehtësimi i frikës.

Viti i ardhshëm do të jetë viti i parë i plotë që Chevrolet Bolt EV do të jetë i disponueshëm në mbarë vendin. Por tashmë është një sukses i qartë në treg. Tashmë më shumë se 20 mijë makina të tilla janë shitur. Dhe nuk ishte në dispozicion në të gjitha 50 shtetet për shumicën e vitit.

Çmimet për Bolt EV fillojnë nga 37 mijë dollarë dhe kjo makinë ka bateri që mund ta çojë larg 238 milje.

Nissan Leaf i ridizajnuar po ashtu është duke hyrë në prodhim.

Për momentin, Nissan Leaf nuk shkon kokë për kokë me Bolt EV, pasi ai nuk shkon aq larg, vetëm 150 milje. Por gjithashtu nuk kushton aq shumë, me një çmim fillestar në SHBA, nën 30 mijë dollarë. Një version i Nissan Leaf që do të jetë më afër rangut dhe çmimit të Bolt pritet të vijë më vonë.

Modeli 3 i Tesla (TSLA), me një çmim fillestar gati të njëjtë me Bolt EV, duhej të kryesonte tregun për makinat elektrike.

Por diçka shkoi keq. Tesla ka luftuar për të bërë makinën, por vetëm 260 të tilla janë prodhuar që nga tetori.

Mbi 400 mijë njerëz tashmë kanë paguar depozita të rimbursueshme për të blerë një Model 3.

Sam Abuelsamid, një analist i transportit te ‘Navigant Research’, pret që më shumë se gjysma e atyre njerëzve do të kthehen përfundimisht kur të mësojnë se sa kushtojnë opsionet edhe për atë që ai e përshkruan si kontroll të brendshëm të vështira të makinave. Edhe atëherë, Modeli 3 do të ishte i pozicionuar mirë për të marrë rolin udhëheqës në shitje.

Shpërndaje në: