Vitaminat që sigurojnë bukuri dhe shëndet: Mësoni cila për çfarë është e mirë
Vitamina E u jep flokëve shkëlqim dhe dendësi, ndërsa B12 është furnizues kryesor i energjisë në organizëm.
Vitaminat janë shumë të rëndësishme për organizmin tonë. Roli i tyre është ngushët i lidhur me shëndetin tonë, por edhe me bukurinë.
Megjithatë, nuk është punë e lehtë të përcaktohet cilat vitamina për çfarë janë të mira, andaj mu për këtë arsye ne po ndajmë me ju informacionet e dobishme, transmeton Telegrafi.
Flokët, lëkura dhe thonjtë:
1. Vitamina B rrit flokët, zbukuron lëkurën dhe forcon thonjtë.
2. Zinku për flokë më pak të thinjur.
3. Vitamina D: ndihmon rritjen e flokëve.
4. Vitamina E: u jep flokëve shkëlqim dhe dendësi.
5. Vitamina B3: stimulon qarkullimin e gjakut dhe bashkë me këtë edhe rritjen e flokëve.
6. Magnezi: flokëve u jep fortësinë. Hekuri: ka rolin në rritje të flokëve.
Bimë të dobishme: hithra, aloja dhe borziloku.
Energji:
1. Vitamina B12
2. Acidi folik
3. Koenzima Q10
Kujtesë:
1. Omega 3
2. Vitamina A
3. L tirozina
4. L karnitina
Gjumë:
1. Melatonina
2. Magnezi
3. Vitamina B3 dhe Vitamina D
Gjumi cilësor është me rëndësi të jashtëzakonshme për funksionim të mirë të organizmit dhe për shëndetin. Mungesa e vitaminave shkakton pagjumësinë dhe gjumë të ndërprerë.
Bimë të dobishme: kamomili, maniola lule madhe, valeriana dhe kulpra.
Dieta dhe sistemi i imunitetit:
1. Vitaminat: B1, B3, B6, C, E, A dhe D.
1. Hekuri. Seleni. Zinku.
Është e njohur që vitaminat kanë ndikim në sistemin e imunitetit, mirëpo është me rëndësi të dihet roli i tyre i lidhur edhe me suksesin e dietës.
Bimë të dobishme: lulequmështorja, kordicepsi dhe kërpudha çaga.
Vitaminat mund t’i gjeni në artikuj të ndryshëm, mirëpo nëse keni mungesë të madhe merrni suplemente. Me rëndësi është që të dinë saktësisht se çfarë kërkoni. /Telegrafi/