Vitaminat dhe mineralet esenciale për femrat mbi moshën 40 vjet

Vitaminat dhe mineralet esenciale për femrat mbi moshën 40 vjet

Kur ne hamë, trupi i absorbon proteinat, karbohidratet, yndyrat, mineralet dhe vitaminat për ta përmirësuar funksionin e qelizave, për ta përmirësuar densitetin e eshtrave, funksionin e sinjaleve nervore, etj.

Pa sasitë adekuate të këtyre elementeve, trupi e humb aftësinë për të funksionuar siç duhet.

Sot, mungesa e vitaminave dhe mineraleve është problem i zakonshëm për shkak të zgjedhjeve të dobëta në ushqim që i bëjmë.

Kur fillojmë të plakemi, mungesa e absorbimit të këtyre elementeve mund të paraqet rreziqe serioze të problemeve shëndetësore.

Andaj, ekspertët thonë se femrat mbi moshën 40 vjeç duhet t’u kushtojnë më shumë rëndësi mineraleve dhe vitaminave që i marrin.

Kalciumi
99% e kalciumit nga trupi jonë i formon eshtrat, duke siguruar densitetin dhe forcën e tyre. Kur nivelet e estrogjenit bien në moshë të mesme, me të reduktohet absorbohet i kalciumit, prandaj është e rëndësishme që femrat të marrin më shumë kalcium.

Vitamina D
Kjo vitaminë nevojitet sepse e ndihmon trupin ta merr kalciumi nga ushqimi dhe ta shfrytëzojë atë. Vitamina D është gjithashtu e përfshirë edhe në proceset imunologjike dhe është e vetmja vitaminë që trupi mund ta gjenerojë vetëm kur ekspozohet në rreze të diellit.

Magnezi
Mungesa e elektroliteve është problem i zakonshëm te femrat më të vjetra. Mungesa e magnezit mund të jetë përgjegjës për kapsllëkun, ngërçet e muskujve, dhimbjet e kokës dhe problemet me sistem tretës. Kështu, sigurohuni që ushqimi juaj të përmbajë shumë magnez.

Hekuri
Femrat zakonisht e humbin hekurin gjatë gjakderdhjes menstruale. Burimi më i mirë për të marrë mjaftueshëm hekur është mishi i kuq, vezët, etj.

Shpërndaje në: