Vitamina që mund t’ju ndihmojë për rënie në peshë gjatë dimrit

Vitamina që mund t’ju ndihmojë për rënie në peshë gjatë dimrit

Një studim nga shkolla mjekësore austriake, ‘MediUni Vienna’, thotë se vitamina A në të vërtetë mund funksionojë për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë.

Studimi demonstron se vitamina A stimulon procesin e djegies së dhjamit.

Shkencëtarët e studimit, të udhëhequr nga Divizioni i Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, vlerësuan nivelet e gjakut të personave që morën pjesë në eksperiment dhe ajo që vunë re ishte se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulonte rishpërndarjen e vitaminës A nga mëlçia drejt indit yndyror duke nxitur djegien e tij.

Disa nga ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë:

-Speci i kuq

-Spinaqi

-Mëlçia e viçit

-Patatet e ëmbla

-Akullorja

-Kungulli

-Karota

Gjithashtu vitamina A është shumë efektive për shëndetin e lëkurës, duke i dhënë asaj më shumë shkëlqim.

Ajo është gjithashtu thelbësore për shikimin tonë sepse, së bashku me pararendësit e saj, karotenoidet, është pjesë e përbërëse në rodopsin, substancë e pranishme në retinë, që i jep syrit ndjeshmëri ndaj dritës.

Shpërndaje në: