Vitamina D dhe vaji i peshkut nuk parandalojnë kancerin apo sëmundjet e zemrës
Marrja e vajit të peshkut ose vitaminës D. Studimet e mëdha japin përgjigje të shumëpritura për ata që përfitojnë dhe ata që nuk përfitojnë nga këto lëndë ushqyese.
Sipas një hulumtimi të fundit as vitamina D dhe as vaji i peshkut nuk parandalojnë kancerin apo problemet serioze të zemrës tek njerëzit e shëndetshëm në moshë.
“Në përgjithësi, studimet treguan se as vaj peshku as vitamina D në fakt nuk ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerit,”-tha studiuesi Lawrence Fine.
Studimi u prezantua të shunën në American Heart Association Scientific Sessions.
Në projekt ku u përfshinë 26.000 njerëz të moshës 50-vjeç e lart që nuk kanë vuajtur më parë nga kanceri apo sëmundje të zemrës.
20% e pjesëmarrësve ishin afrikano-amerikane.
“Ky është ekzaminimi më i fortë dhe më definitiv,”- tha Clifford Rosen, një shkencëtar i Maine Medical Center Research Institute, i cili nuk ishte përfshirë në studim.