Visar Peja rrëfen momentet e fundit të Ismet Pejës pas sulmit në zemër dhe tru
Sot u dha lamtumira e fundit ndaj ikonës së muzikës së vjetër qytetare, Ismet Peja.
Visar Peja thotë se simboli i muzikës së vjetër qytetare, në datën 2 nëntor kishte pasur një sulm të dyfishtë, në tru dhe zemër.
Visar Peja ishte e ftuar në një linjë direkte për RTV Dukagjinin ku edhe deklaroi, “Ishte fat i babit që të nxirrej nga ajo situatë e vështirë. Por kur e kuptuam se kishte pasur edhe sulm në zemër atëherë as mjekësia nuk kishte çfarë të bënte dhe vendosëm që ditët e fundit t’i kalojmë së bashku në shtëpi në Gjakovë”.
Kurse Visar Peja vazhdoi duke thënë se vdekja e babait të tij nuk ka lidhje me ndonjë infektim nga Covid-19.