Visar Bekaj pozitiv me Covid-19, mungon ndaj Greqisë
Në konferencën për shtyp është mësuar se Visar Bekaj do të mungojë kundër Greqisë.
Bajram Shala ishte ai që konfirmoi se portieri ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit, përcjell Periskopi.
Portieri tashmë ka shkuar në izolim dhe po merr tretmanin e nevojitur mjekësor.
Bekaj nuk ka rrezikuar asnjë nga lojtarët tjerë, andaj infektimi i tij nuk rrezikon mungesa të tjera. /Periskopi/