Visar Azemi: Zero investime në energji nga ky pushtet, ne do ta bëjmë centralin me gaz amerikan
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi sot në Termocentralin Kosova A, shkruan Periskopi.
Duke numëruar dështimet e Qeverisë Kurti në sektorin energjetik, Azemi u shpreh se ky pushtet ka bërë zero investime në këtë drejtim dhe se LDK do ta bëj centralin me gaz amerikan.
“Për 4 vite të kësaj qeverie, nuk është ndërtuar asnjë kapacitet gjenerues i ri për energji, ndonëse me Strategjinë për Energji 2022-2031, parashihen investime. Në programin tonë “Rruga e Re”, ne kemi paraparë ndërtimin e një centrali me gaz prej 500 megavatësh, i cili do të kushtojë 500 milionë euro dhe do të bë zgjidhjen e duhur të furnizimit me energji, duke përmbushur nevojat tona.”- ka shkruar ai.
Postimi i plotë: