Visar Azemi: Qeveria kurrë s’ka ofruar alternativë për mungesën e energjisë elektrike në Ferizaj, më 9 shkurt duhet të ndëshkohet
Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka thënë qytetarët e Ferizajt po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
E këtë problem, Azemi thotë se Qeveria s’e ka marrë seriozisht asnjëherë, dhe për këtë duhet të ndëshkohet më 9 shkurt.
Postimi i plotë:
Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri më sot, qytetarët ferizajas po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Për çdo ditë kemi ankesa për mungesë të rrymës, ku në Ferizaj është bërë e zakonshme zhurma e gjeneratorëve.
Qeveria e Kosovës si përgjegjëse, asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht mungesën e rrymës dhe kurrë s’ka ofruar ndonjë alternativë.
Kjo gjë është e tmerrshme dhe për pasojë duhet të ndëshkohet me votë më 9 shkurt.
Lidhja e ka programin dhe do ta realizojë atë. Do ta bëjë centralin me gazin amerikan dhe këtë ua garantoj, duke e ditur vendosmerinë e Lumirit!
Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese i jep përfundimisht zgjidhje mungesës së energjisë elektrike, jo veç në Ferizaj, por në gjithë Kosovën.