Visar Azemi njofton se LDK-së i bashkohen dy arkitektë: Kontribuuan në projekte në Shqipëri, Kroaci e Zvicër

Visar Azemi njofton se LDK-së i bashkohen dy arkitektë: Kontribuuan në projekte në Shqipëri, Kroaci e Zvicër

Kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka njoftuar së në partinë e tij janë anëtarësuar edhe një çift arkitektësh, Agisa dhe Agron Gashi.

Ai tha se ata dy kanë kontribuuar në projekte në Shqipëri, Kroaci e Zvicër dhe se vendimi i tyre për të qenë pjesë e LDK-së “është dëshmi se qytetarët e Ferizajit besojnë te vizioni ynë për një të ardhme më të ndritur”.

“Mirëpritëm me krenari ardhjen në LDK të dy profesionistëve të shquar, Agisa dhe Agron Gashi. Burrë e grua, me përvojën e tyre të jashtëzakonshme si arkitektë kanë kontribuar në projekte të rëndësishme në Shqipëri, Kroaci, dhe Zvicër. Vendimi i tyre për të qenë pjesë e radhëve tona është dëshmi se qytetarët e Ferizajit besojnë te vizioni ynë për një të ardhme më të ndritur”.

Ai tha se me përkushtim të përbashkët dhe ide të reja, “jemi të gatshëm të ndërtojmë Ferizajin që duam për të gjithë qytetarët – një qytet modern, të zhvilluar dhe të mirë-organizuar, ku secili ndjehet pjesë e një ndryshimi pozitiv”.

“Agisa dhe Agroni janë shembulli më i mirë se si të rinjtë e Ferizajit dhe të gjithë ata që ndajnë vlerat tona, mund të jenë shtylla të së ardhmes që do të ndërtojmë së bashku”.

Shpërndaje në: