Visar Azemi në Kaçanik: Bashkë e bëjmë ndryshimin
Anëtari i LDK’së, Visar Azemi dhe kandidati për deputet, ka vizituar Kaçanikun së bashku me Hykmete Bajramin, shkruan Periskopi.
Në një postim në Facebook ai tha se në Kaçanik, si në çdo komunë tjetër LDK po mobilizohet dhe po bëhet gati për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Sonte, në Kaçanik, së bashku me nënkryetaren e partisë, znj. Hykmete Bajrami, kryetarin e degës së LDK-së në Kaçanik, z. Korab Krasniqi, dhe kryetaren e degës së LDK-së në Han të Elezit, znj. Kimete Kuka, patëm një takim të shkëlqyer me strukturat dhe mbështetësit e partisë sonë.
Njëjtë si në “Turneun e Ndryshimit”, entuziazmi dhe dëshira për ndryshim është e madhe te qytetarët.
Në Kaçanik, si në çdo komunë tjetër LDK po mobilizohet dhe po bëhet gati për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Bashkë e bëjmë ndryshimin.