Visar Azemi: Mijëra euro u paguan, por rrugët nuk u asfaltuan

Visar Azemi: Mijëra euro u paguan, por rrugët nuk u asfaltuan

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka përmendur projekte te cilat nuk janë finalizuar ani pse për këto rrugë janë dhënë mijra euro, shkruan Periskopi.

“Për rrugën “Te varrezat e Hashanve” sipas dokumentit të Situacionit, u paguan 13 mijë e 074 euro. Kurse, për asfaltimin e rrugicave “Te Raqt”, shuma e paguar është 11 mijë e 638 euro. Derisa në total flasim për mbi 24 mijë euro të paguara për asfaltimin e këtyre rrugëve, ato nuk u asfaltuan kurrë. Sot e kësaj dite ato janë në zhavorr”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Mijëra euro u paguan, por rrugët nuk u asfaltuan

Projekti dyvjeçar në Mirash për afaltimin e 8 rrugëve, disa rrugicave, ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe murit mbrojtës, kushtoi 80 mijë euro. Por, ai nuk u finalizua.

Për rrugën “Te varrezat e Hashanve” sipas dokumentit të Situacionit, u paguan 13 mijë e 074 euro. Kurse, për asfaltimin e rrugicave “Te Raqt”, shuma e paguar është 11 mijë e 638 euro. Derisa në total flasim për mbi 24 mijë euro të paguara për asfaltimin e këtyre rrugëve, ato nuk u asfaltuan kurrë. Sot e kësaj dite ato janë në zhavorr.

Ne si LDK në Ferizaj e ngritëm këtë shqetësim. Njëkohësisht ftuam Prokurorinë që të nisë hetim të mirëfilltë, të cilës i bëmë thirrje të veprojë mënjëherë. Sepse në mënyrë direkte preket e dëmtohet interesi e buxheti i qytetarit të Ferizajit.

Ne besojmë se një qeverisje e mirë nuk ka asgjë për të fshehur. Dhe është jashtëzakonisht e nevojshme që kryefjalë të punës së vet ta ketë llogaridhënien dhe transparencën. Prandaj ne po e kërkojmë këtë dhe ne do ta dëshmojmë këtë.

Shpërndaje në: