Visar Azemi: Mafia energjetike po përfiton nga dështimi i Qeverisë për rehabilitimin e “Kosova A”
Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mungesën e angazhimit në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova A”.
Ai shkroi se afati për rehabilitimin e këtij termocentrali ishte i paraparë për vitin 2024, por deri tani nuk ka pasur asnjë hap konkret.
Sipas Azemit, vonesat në realizimin e projekteve të energjisë kanë ndihmuar vetëm mafia energjetike, duke përfituar në kurriz të qytetarëve, të cilët janë detyruar të paguajnë më shumë për energjinë elektrike dhe të përballen me mungesë të furnizimit.
Ai gjithashtu theksoi se LDK ka një plan të qartë për sektorin e energjisë, duke përfshirë projektin për ndërtimin e Termocentralit me Gaz në Ferizaj.
Postimi i plotë: