Visar Azemi: Komuna e Ferizajit është tërhequr nga rritja e çmimit të çerdheve, një hajni e pastër

Visar Azemi: Komuna e Ferizajit është tërhequr nga rritja e çmimit të çerdheve, një hajni e pastër

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, ka thënë se Komuna e Ferizajt është tërhequr nga rritja e çmimit të çërdheve.

Ai ka thënë se tentimi për të rritur pagesën për çerdhe është një “hajni e pastër e komunës”.

Shkrimi i tij:

Një lajm i mirë për qytetarët e Ferizajit

Komuna e Ferizajt është tërhequr nga rritja e çmimit të çerdheve.

Në vend se Komuna të lehtësojë barrën financiare për prindërit, komuna tentoi që të rëndojë edhe më shumë anën financiare të tyre.

Kjo është një hajni e pastër e komunës që udhëhiqet nga kryetari Agim Aliu.

Kjo praktikë do të marrë fund shumë shpejt edhe në Ferizaj.

Me programin e LDK-së “Rruga e Re” parashihet sistem arsimor cilësorë dhe lehtësim për prindërit që kanë fëmijët në shkolla e çerdhe.

Shpërndaje në: