Visar Azemi: Kjo është vetëm fillimi, “Rruga e Re” na pret
Kryetari i degës së LDK’së në Ferizaj, Visar Azemi, ka zhvilluar një takim me përkrahësit e këtij subjekti politik nga nëndegët e komunës.
Azemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ e përshktuajti takimin të mbushur me pasion, vullnet dhe propozime të shumta për të ardhmen e Ferizajt, shkruan Insajderi.
“Diskutimi ishte i hapur, me ide dhe plane konkrete për një Ferizaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Ky është momenti i duhur për të bashkuar forcat, duke u bërë bashkë për të kontribuar në ndryshimin që e duam për qytetin dhe për Kosovën.
Për një Ferizaj dhe një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar, dhe më të drejtë për çdo qytetar”, thotë ndër të tjera Azemi.