Visar Azemi: Gremja është LDK, kështu të bashkuar e bëjmë ndryshimin e madh me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Visar Azemi thotë se është i kënaqur me pritjen e Lumir Abdixhikut në Greme të Ferizajt.
Azemi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook tha se në këtë takim ishin qindra banorë të këtij fshati, të cilët thotë se i tha energji këtij takimi.
“Ata dëgjuan nga afër dhe u njohën me projektet e programit “Rruga e Re” që ofron zgjidhje në çdo sektor.
Bashkë me kryeministrin e ardhshëm dhe me LDK-në në qeveri, do të punojmë për të realizuar ndryshimin që na nevojitet! Duhet të jemi kështu të bashkuar për të bërë ndryshimin e madh më 9 shkurt”, shkroi Azemi.