Visar Azemi: Ferizaji në terr, Qeveria Kurti nuk i ofron as kushtet elementare për jetë

Visar Azemi: Ferizaji në terr, Qeveria Kurti nuk i ofron as kushtet elementare për jetë

Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se Ferizaji po përballet me reduktime të energjisë elektrike në mes të dimrit. Ai thotë se kjo po ndodh derisa “mafia energjetike në krye me Martin Berishajn janë ende të lirë”.

Azemi ka thënë e kjo Qeveri që s’po arrin t’i ofrojë as gjërat bazike për qytetarët do të marrë fund më 9 shkurt.

Ai ka thënë se me LDK do të ndërtohet Termocentrali me gaz dhe se “rruga e re” i jep fund mungesës së energjisë.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: