Virusi i lidhur me sëmundjen celiake, zbulon studimi i ri

A mund të shkaktojë një virus normal, i padëmshëm ndjeshmëri ndaj glutenit?
Një studim i ri ka treguar se një lloj i caktuar i virusit mund të dëmtojë sistemin imunitar të një personi duke reaguar në proteinen ‘gluten’, duke çuar në sëmundjen celiake shkruan NBC news, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky është studimi i parë që tregon se një virus mund të ndryshojë mënyrën se si ushqimi ynë përceptohet nga sistemi imunitar”, tha Bana Jabri nga Qendra për Çështjet e Celiacisë në Universitetin e Çikagos.
Virusi shfuqizon “paqeruajtësin” e trupit ndaj glutenit, duke e shtrembëruar përceptimin e sistemit imunitar për glutenin dhe duke i aktivizuar antitrupat ndaj tij.
Sipas analizës së bërë në pacient nga Dr. Bana Jabri, ata me sëmundje celiake kishin më shumë antitrupa ndaj reoviruseve në gjakun e tyre në krahasim me individët e shëndetshëm.