Virusi i ri ‘kthehet’ në këngë, ‘Koronavirus mos më puth’
Autorë tekstesh e këngëtarë e marrin shpeshherë frymëzimin nga tema sociale.
Por rrallë ndodh që ato të kenë në fokus zhvillime të tilla si sëmundjet epidemike. Megjithatë, koronavirusi i ri në Kinë është kthyer në këngë nga Aydin Aydin, këngëtar i njohur i muzikës popullore turke. Klipi më i fundit i tij mban titullin “Koronavirusi, mos më puth.”
Kënga do të jetë në tre gjuhë: turqisht, anglisht dhe atë kurde. Xhirimet u realizuan në një mal të mbuluar me dëborë në fshatin Demirtaş, në lartësinë 2.800 metra mbi nivelin e detit. Aydin thotë se ilaçi kundër koronavirusit janë bimët mjekësore që rriten atyre maleve.
Dhe kënga e tij, ngjan me tepër edhe me një këshillë: “Për shkak të koronavirusit, ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjen. Disa më quajtën të “të çmendur” kur e morën vesh për këtë këngë. Por sot e gjithë bota është në alarm. Ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjet. Le të mos puthemi me njëri-tjetrin, sidomos me fëmijët,” janë disa nga vargjet e saj./