Virus-mohuesit e muzikës bëhen bashkë: Getinjo dhe Mozzik i bashkohen Labit në protestë
Vëllezërit Aliu e kanë mbështetur Labin publikisht.
Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka kundërshtuar masat e reja antiCOVID-19 dhe për ditën e nesërme paralajmëroi sërish një protestë në qytetin e tij, shkruan lajmi.net.
Ai tha se organizimi i kësaj proteste po bëhet që një situatë e tillë të mos tolerohet më.
“Arsyea e protestês është dhe dihet pse! Ne ishim ata që i respektuam 3 muaj dhe u mbyllem nëpër shtëpia! U pa krejt kjo situate se si rrjedhê. Thjeshtë ne jemi prap per ti respektur masat, por mbyllje totale jo. Jo mbyllje te bisneseve cila do qofshin ato, pershkak se Qeveria nuk jep llogari se si e ke gjendjen në shtëpi krahasim me shtetet tjera që ua sigurojne te gjitha. E dyta kujt ti duket që behet kjo proteste per arsye personale, lirisht le ta marre organizimin. Pra neser nëpër sheshe te juaja, dhe unë në Ferizaj me të gjithë qytetin ora 11:00 dita e premte. Me respekt, Labi!”, është shprehur Labi.
Këngëtari ka gjetur mbështetjen e qytetarëve mirëpo edhe ajo e kolegëve nuk ka munguar.
Ishin vëllezërit Aliu ata të cilët janë shprehur se do ti bashkohen thirrjes së Labit për protestën në Feizaj.
Këtë e bënë nëpërmjet disa postimeve në Instastory.