VIP-at që u tallën ose injoruan koronavirusin dhe pastaj u infektuan
Njerëzit besojnë dhe veprojnë ndryshe dhe këtu nuk bën përjashtim as pandemia. Teksa thuhej se maska ka rëndësi, disa e injoruan. Teksa thuhej se Covid-19 ekziston, disa nuk e besuan. Disa e quajtën edhe mallkim nga Zoti. Ironia e fatit: U infektuan vetë.
Presidenti Donald Trump rezultoi pozitiv me koronavirus, pas muajsh të tërë duke vendosur në pikëpyetje ashpërsinë e sëmundjes. Trump refuzonte të vendoste vazhdimisht maskën, pasi mendonte se nuk bënte punë. Së bashku me të, u infektua edhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili në mënyrë të përsëritur nënvlerësoi kërcënimin e koronavirusit, rezultoi pozitiv më 8 korrik.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha në mars se virusi nuk do ta ndalonte atë të përshëndeste pacientët e spitalit me një shtrëngim duarsh. Ai rezultoi pozitiv dy javë më vonë.
Drejtuesi i Kishës Ortodokse të Ukrainës, Patriarku Filaret, doli pozitiv për Covid-19 pasi tha se virusi ishte ndëshkimi i Zotit për martesat homoseksuale.
Usain Bolt doli pozitiv me virus, disa ditë pasi bëri një festë të madhe për ditëlindjen 34-vjetorin.
Lojtari i Utah Jazz, Rudy Gobert, u tall me virusin në një konferencë për shtyp, para se të bëhej lojtari i parë i NBC që rezultoi pozitiv.
Këngëtarja Doja Cat u infektua me Covid-19, ndërkohë që më parë ishte tallur me koronën duke thënë se “nuk i plas” dhe “nuk ka frikë”.