VIP-at po përgatiten për eventin e madh: Ç’dihet deri tani?
Eventi i famshëm Met Gala, i organizuar çdo vit me qëllim kryesor mbledhjen e fondeve për Institutin e Kostumeve të Artit në Muzeun Metropolitan në New York, do të organizohet në më pak se një muaj më pas dhe ja ç’dihet deri tani.
1. Kur është Met Gala?
E hënë, 6 maj në Muzeun Metropolitan, New York.
2. Cila është tematika e këtij viti?
“Camp: Notes on Fashion”. >>Camp<< i referot esesë së shkrimtares amerikane Susan Sontag të vitit 1964, e titulluar “Shënime mbi Kampin”. Thelbi qëndron te dashuria për të çuditshmen, artificialen dhe ekzagjërimin.
3. Kush do të jetë përkrah Anna Wintour?
Kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, do të shoqërohet nga drejtori artistik i Gucci-t, Alessandro Michelle, Lady Gaga, Serena Williams dhe Harry Styles.
4. Cilët yje do të marrin pjesë në Tapetin e Kuq?
Nuk ka ende një listë zyrtare, por pritet që Ryan Reynolds dhe Blake Lively të jenë të pranishëm; Nick Jonas dhe Priyanka Chopra gjithashtu. Dizajnerët e famshëm si Tom Ford, Donatella Versace dhe Clare Waight Keller nuk do të mungojnë.
5. Shtojcë*
Biletat kushtojnë 35,000 dollarë, ndërsa rezervimi i një tavoline diku tek 200,000 – 300,000 dollarë.
Ndërkohë mund t’i rihidhni një sy veshjes së VIP-ave në Tapetin e Kuq në Met Gala 2018, tematika e të cilës ishte “Trupat e parajsës: Moda dhe imagjinata katolike”.