VIP-at kanë një truk për heqjen e akneve, është më e thjeshtë se ajo që po mendoni

VIP-at kanë një truk për heqjen e akneve, është më e thjeshtë se ajo që po mendoni

Kolinoz, vaj i pemës së çajit, maska pafund, të gjithë këto i keni provuar për heqjen e puçrrave apo jo?! Por këtë verë do të jetë me e lehtë se sa mendoni për t’i hequr qafe ato.

E thënë dhe nga mjekët, por e vërtetuar dhe nga modelja amerikane Haily Bieber plazhi është i vetmi “ilaç” që do t’ju bëjë mirë për fytyrën.

Lëkura ime është gjithmonë më e mirë kur kaloj kohë në oqean … e keni pyetur ndonjëherë veten pse? “Edhe unë”, shprehet ajo.

Dhe në fakt, natyra mund të jetë zgjidhja më e mirë e mundshme për një fytyrë të pastër.Dr Kemi Fabusiwa, tregoi për Cosmopolitan, se përse uji i detit i pastron aknet, dhe nëse ka ndonjë efekt anësor që duhet të shqetësohemi.

“Përqendrimet e larta të kripës në ujin e oqeanit kanë qenë prej kohësh të njohura për vetitë pastruese në lëkurë, të cilat ndihmojnë në nxjerrjen e papastërtive dhe zhbllokimin e poreve. Uji i kripës gjithashtu ka edhe veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo zvogëlon numrin e baktereve që shkaktojnë puçrra në sipërfaqen e lëkurës dhe ndihmon në shërimin e plagëve apo shenjave.”

Megjithatë duhet të bëjmë kujdes:

Efekti pastrues dhe anti bakterial që ka kripa shoqërohet me një efekt natyral të tharjes nëse e teprojmë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për individët me lëkurë të prirur ndaj akneve, pasi uji i kripur mund të çojë edhe në irritim.

Shpërndaje në: