Violetë Kukaj vazhdon të rrëmbejë vëmendje me fotot pas ndryshimit drastik në dukje
Violeta duket krejt ndryshe në paraqitjet e fundit.
Një emër që është komentuar shumë javët e fundit në shoubiz është edhe ai i këngëtares Violeta Kukaj, shkrua lajmi.net.
Artistja ka ndryshuar shumë në dukje dhe ka rënë në peshë, andaj shumë prej komentuesve e krahasojnë me reperen Tayna.
Në foton e fundit, Violeta u shfaq e veshur me një fustan të zi, teksa flokët i kishte lëshuar dredha, e si aksesorë po mbante çantë e syze të zeza.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Violeta Kukaj titullohet “Boni Mashallah”, e vizualizuar edhe me videoklip.