Vildane Zeneli: Në Kosovë kam përjetuar luftën, në Amerikë terrorizmin

Vildane Zeneli: Në Kosovë kam përjetuar luftën, në Amerikë terrorizmin

Vildane Zeneli është një prej modeleve shqiptare që nuk ka hezituar të flas asnjëherë rreth jetës personale dhe asaj profesionale.

Bukuroshja, e cila është lindur në Prishtinë dhe ka vazhduar jetën e saj në Amerikë, ka rrëfyer së fundmi për periudhat e vështira në jetën e saj.

E ftuar në rubrikën “Kutia e Pyetjeve” në Prive, supermodelja i është përgjigjur pyetjes “Periudha më e vështirë e jetës?”, ku ka treguar disa momente të vështira që ka përjetuar ndër vite përfshirë këtu edhe sëmundjet e nënës dhe të babait.

E njëjta e nis tregimin e saj me përjetimin e luftës pasi asokohe ishte në Kosovë, më pas për terrorizmin në Amerikë si dhe zbulon më shumë detaje për periudhën kur prindërit e saj ishin ballafaqur me sëmundje.

“Unë kam pasur disa periudha të vështira të jetës, besoj që disa prej ju e dini që unë kam lindur në Prishtinë dhe kur kam qenë e vogël e kam përjetuar luftën, në Amerikë e kam përjetuar terrorizmin, mandej nëna ime ka pasur kancer në gjoks kam shpenzuar shumë kohë kam qenë 14, 15-vjeçe ashtu kam shkuar në shkollë menjëherë pas shkollës te nëna, kam mësuar në spital, kam fjet gjithë natën të nesërmen kam shkuar në shtëpi vetëm të ndërrohem dhe kam vazhduar prapë për në shkollë, kam bërë të njëjtën gjë derisa i ka kaluar nëna kimioterapitë”.

“Tjetër, para disa viteve babai ka pasur sulm në zemër ka qenë në spital 9 muaj radhazi, ka qenë i lidhur me 24 aparata me mbajt gjallë, zemra i ka punuar vetëm 15 % më pas ka qenë me fat dhe e ka ndërruar zemrën, operacioni ka qenë shumë i vështirë 24 orë nuk e kemi ditur a do të dalë i gjallë apo jo, por e ka përballuar është shumë i fortë mentalisht dhe tani është mirë, por ka qenë periudhë shumë e vështirë”, ka thënë ndër të tjerash Zeneli.

Vildane po vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe mjaft e kërkuar në fushën e modelingut në Amerikë.

Shpërndaje në: