Vildane Zeneli: Kam bërë 30 herë testin për Covid-19

Vildane Zeneli: Kam bërë 30 herë testin për Covid-19

Vildane Zeneli ka treguar se shqetësohet tejet shumë për shëndetin e saj.

Vildane Zeneli merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

E kësaj radhe i ka shfrytëzuar ato për të treguar se është një nga personat që shqetësohet jashtëzakonisht shumë për shëndetin e saj, madje e quan veten hipokondriake.

Ajo ka treguar se nga frika i është nënshtruar shumë herë testit për Covid-19.

“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30-të. Po, jam hipokondriake! Kush ishte pranë meje së fundmi është mirë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se ‘hipokondriak’ ajo i referohet një personi i cili anormalisht shqetësohet për shëndetin e tij.

Shpërndaje në: