Viktima nuk i shkatërroi provat, Dani Alves nuk përdori prezervativ gjatë dhunimit të një vajze në Barcelonë
Dani Alves, futbollisti më i trofeshëm në histori, është arrestuar me akuzën e përdhunimit në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.
Avokati i vajzës së përdhunuar 23 vjeçe zbuloi se Dani Alves nuk ka përdorur mjete mbrojtëse:
“Klientja ime merr mbështetje psikologjike në një institucion për trajtimin e viktimave të dhunës dhe spitali i ka ofruar trajtim për të shmangur sëmundjet infektive, pasi përdhunuesi nuk ka përdorur një prezervativ. Gjithashtu, klientja ime përdor ilaçe për të fjetur sepse nuk fle dot për shkak të gjendjes së saj shumë të vështirë mendore pas përdhunimit”, tha avokati.
“Fatmirësisht ajo doli nga klubi ku u përdhunua me ambulancë dhe shkoi direkt në polici. Ndryshe nga shumë viktima të dhunës seksuale që pastrojnë të brendshmet, ajo nuk i shkatërroi provat.
Është e rëndësishme të theksohet se vajza nuk ka konsumuar alkool natën e krimit dhe që ka dhënë një deklaratë në polici pa asnjë kontradiktë, gjë që është e rrallë sepse shumica e grave që përjetojnë një përvojë traumatike harrojnë detajet”, vazhdoi ai.
Dani Alves, gjiganti brazilian i futbollit botëror, akuzohet se ka çuar me forcë një vajzë në tualet në një klub nate në Barcelonë, ku e ka mbyllur dhe e ka përdhunuar. Ai ndodhet në paraburgim, ku ka përfunduar pasi ka ndryshuar tërësisht deklaratat disa herë. Nëse del në gjyq, rrezikon deri në 12 vite burg.