Vihet alarmi për rreziqet nga pelenat për foshnjet

Vihet alarmi për rreziqet nga pelenat për foshnjet

Parfume, dioksina … Disa substanca kimike të zbuluara në pelenat e foshnjave mund të paraqesin “rreziqe” në një periudhë afatgjatë për bebet dhe do të duhet të paktën të reduktohen nga prodhuesit brenda disa muajsh, ishte kërkesa e bërë sot nga qeveria franceze pas një alarmi të lëshuar nga agjencia që trajton sigurinë dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me shëndetin.

Franca do të punojë gjithashtu për përcaktimin e pragjeve të elementeve toksike për këto produkte, standarte që nuk ekzistojnë për pelenat që ndërrohen foshnjat dhe do t’i paraqesë argumenta Brukselit për rregulla europiane me efekt mbrojtës.

Në Bashkimin Europian pelenat për foshnjat i nënshtrohen rregullores së përgjithshme mbi produktet e konsumit dhe jo rregullave specifike siç janë disa produkte kozmetike apo pecetat higjenike në rastin e problemeve urinare tek gratë.

Sipas Agjencisë për sigurinë e shëndetit ‘’Anses’’ ekziston një rrezik i mundshëm në një periudhë afatgjatë që lidhet me tejkalimin e pragjeve sanitare për një numër të caktuar të substancave”, sqaron Gerard Lasfargues, drejtori i përgjithshëm i deleguar i ‘’Anses’’.

Bëhet fjalë për dy parfume (butilfenil metil propional dhe hydroxyisohexyl) 3-cyclohexene carboxaldehyde), si dhe disa hidrokarbure aromatike policiklike (nganjëherë kancerogjene).

Shpërndaje në: