Vidhet Real Madridi, lojtari i Villarrealit vetëm sa nuk e kapi topin me dorë por gjyqtari nuk akordoi penallti
Real Madridi është duke u mposhtur 1-0 nga Villarreali, në ndeshjen jetike për titull në La Liga.
Një fitore e Real Madridit sot dhe një humbje e Atletico Madridit – e cila është duke u mposhtur aktualisht 1-0 nga Valladolidi – do t’i kurorëzonte ‘mbretërit’ kampionë të La Ligas.
Mirëpo, ata dështuan ta fillojnë si duhet ndeshjen pasi e gjetën veten në disavantazh në minutën e 20-të pas golit të Pinos.
Sidoqoftë, gjërat kanë mundur të jenë ndryshe gjashtë minuta më vonë, kur Dani Parejo luajti me dorë në zonën e Villarrealit, por gjyqtari dështoi ta akordonte penalltinë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/