Vidhen iPhone X në vlerë 370 mijë dollarë
Disa persona kanë vjedhur mbi 300 pajisje iPhone X në vlerë prej 370 mijë dollarësh nga një kamion i UPS në San Francisko.
Policia ka bërë të ditur se në këtë grabitje kanë marrë pjesë të paktën tre persona, të cilët kanë thyer kamionin e UPS, i cili ishte i parkuar jashtë shitores së Apple, në San Francisko.
Sipas policisë me këtë rast janë vjedhur 313 modele më të reja të iPhone X.
UPS dhe Apple janë duke punuar së bashku me policinë për hetimin e rastit.