Videoklipet e Noizyt dhe OTR tmerruan Anglinë dhe u shpallën bandë kriminale

Videoklipet e Noizyt dhe OTR tmerruan Anglinë dhe u shpallën bandë kriminale

Noizy dhe grupi i tij OTR janë prej shumë vitesh të njohur për shqiptarët, por gjithashtu edhe
për shtypin anglez ku në vitin 2006 bëri xhiron e mediave lajmi se grupi OTR ishte në listën e
200 bandave kriminale në Angli.

Mediat shkruanin se “një bandë shqiptare kishte pushtuar internetin me videoklipe të
dhunshme dhe fotografi të anëtarëve të saj me kallashnikovë”.

“Një grup nga Bromley i vetëquajtur OTR ka regjistruar dhjetëra video muzikore në vitin e
kaluar (2005) dhe ka postuar shumë fotografi online ku shfaqen anëtarët e dyshuar të kësaj
bande që mbajnë në duar pistoleta dhe armë të tjera potencialisht vdekjeprurëse. Shumica e
videove janë të shoqëruara nga këngë rep me tekste kërcënuese dhe të dhunshme. Videoja
e fundit u ngarkua në një faqe interneti, javën e kaluar në të cilin shfaqet një logo OTR, e cila
nënkupton fjalët ON TOP OF THE REST. Në disa video shihen djem duke i dhënë makinave
të shtrenjta, të veshur me bluza me shkrimin OTR dhe zinxhirë floriri. Në postime të tjera
online të OTR, anëtarët e bandës shihen me bluza, kapele, tatuazhe dhe banera me flamurin
shqiptar me shqiponjë. Drejtoria Speciale e Krimit ‘Scotland Yard’ e përfshiu grupin OTR në
një listë prej më shumë se 200 bandave kriminale në kryeqytetin londinez. Policia e Bromley
insiston që armët e tyre nuk janë të vërteta”, shkruan gazeta “newsshoper.co.uk” në artikullin
e saj.

“Ne jemi të vetëdijshëm për OTR. So të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kundër çdo rrjeti
të organizuar kriminal në Bromley”, kishte thënë një komandant policie.

Megjithatë ky shkrim i përket vitit 2006, pra më shumë se një dekadë më parë. Ndërsa OTR
sot është një nga labelat më të fuqishëm pjesë e të cilit janë shumë reperë të njohur e me
emër, jo vetëm në Shqipëri po kudo ku flitet shqip.

 

Shpërndaje në: