Videoja virale e fansave të Chelseat duke festuar golin e barazimit para se ta kuptonin se u anulua

Videoja virale e fansave të Chelseat duke festuar golin e barazimit para se ta kuptonin se u anulua

Një prej kritikave më të mëdha të fansave për VAR është se ata kurrë nuk mund të festojnë një gol, derisa të konfirmohet se qëndron.

Mirëpo, kur skuadra juaj barazon në minutën e fundit në finale të FA Cup, kjo tezë hidhet nga dritarja, transmeton Periskopi.

Dhe fansat e Chelseat e morën mësimin të shtunën mbrëma.

Kjo pasi ‘Të Kaltërit’ menduan se kishin barazuar krejt në fund rezultatin në finalen e FA Cup, por VAR e anuloi golin për shkak të pozitës milimetrike jashtë loje.

Zemërthyese.

Shikoni dy videot e mëposhtme nga festa e fansave, kur nuk e dinin se VAR do ta anulonte golin. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: