Videoja tregon se portieri kosovar që po e pret ftesën e Challandesit është zëvendësuesi perfekt i Muric
Portieri Kosovar që luan tek Olimpik Donetsk, Betim Halimi së fundmi është hapur rreth të ardhmes së tij me Kombëtare.
Duke shprehur ngazëllimin që po punon me një emër si Yaya Toure te klubi ukrainas, Halimi – ndër të tjerash – u shpreh në një prononcim për një gazetë lokale:
“Kam pas pak problem me klubin që nuk kam pas ende ftesë nga Kombëtarja. E kam pas problem edhe transferin për shkak të ftesës sepse ktyre iu ka mbet hatri. Që dy ndeshje nuk kam luajtë për shkak të këtyre gjërave, por tash mundem me fillu me lu. Ndeshjet e Kosovës janë pas 1 muaji dhe besoj që gjatë kësaj kohe mund të arrijë 3-4 ndeshje, besoj që e meritoj të ftohem, pasi që Ujkani nuk po luan e Murici nuk është në formë” u shpreh Halimi.
Periskopi ka gjetur një video përmbledhëse të paraqitjeve të Halimit në YouTube dhe qartazi është një që nuk duhet humbur nga selektori Bernard Challandes.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/