Videoja që të lë gojëhapur tregon se Khabibi vetëm katër herë në karrierë u gjet në vështirësi

Videoja që të lë gojëhapur tregon se Khabibi vetëm katër herë në karrierë u gjet në vështirësi

Khabib Nurmagomedov është legjendë e padiskutueshme e UFC-së.

Bilanci i tij 29-0 flet vet. Ky artikull mund të përfundojë vetëm me këtë statistikë dhe do të ishte mjaft e arsyeshme.

Zakonisht, luftërat e Khabibit përcillen nga një dominim total i tij dhe dukshëm është më i mirë se kundërshtari, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, një video në YouTube së fundmi e publikuar identifikon herët e vetme të karrierës ikonike të Khabibit ku ai ishte vërtetë në telashe.

Sic do ta prisnit, këto momente janë të pakta në numër.

Lufta e parë në video ishte Khabib kundër Michael Johnson, e cila zuri vend në nëntor të vitit 2016 në UFC 205.

Johnson lanson grushte të shpejtë dhe të saktë drejt Khabibit përgjatë luftës, duke ia rrezikuar bilancin pa humbje.

Komentatori i natës, Joe Rogan vuri re se Khabib u duk i lënduar dhe me këmbët jo totalisht në fuqinë e duhur, derisa ai vinte në pikpëyetje si do ta kthente këtë përballje në duart e veta.

Vetëm ky dhe tri raste të tjera paraqiten kur Khabibi ishte në vështirësi, e që është jashtëzakonisht pak marrë parasysh karrierën e bujshme të tij.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: