Videoja që përmbledh në mënyrë perfekte karrierën e Messit me Argjentinën, është e trishtë të shikohet

Videoja që përmbledh në mënyrë perfekte karrierën e Messit me Argjentinën, është e trishtë të shikohet

Lionel Messi është ende në kërkim të trofeut të parë me Argjentinën.

Superylli i Barcelonës ka fituar gjithçka që mund të fitohet me një klub, por me Kombëtaren qëndrojnë ndryshe gjërat, transmeton Periskopi.

Argjentina po u afrohet 30 viteve pa ndonjë trofe, dhe do të faleshit po të mendonit se të pasurit lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve në skuadër, do të duhej t’ia kthente fatin në të mirë të vetë.

Mirëpo, çështja qëndron se Messi nuk mund ta fitojë i vetëm trofeun me Argjentinën, pavarësisht se ka qenë shumë afër ta bëjë këtë disa herë.

Disa herë është vënë në pah se Messi është lënë në baltë nga bashkëlojtarët e tij tek Argjentina.

Dhe videoja e kësaj jave e publikuar nga @FutbolStan, e nënvizon për mrekulli këtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: