Videoja që krahason Mayweather në rundin e tetë dhe të dhjetë, tregon se ai ka mendje gjeniu

Videoja që krahason Mayweather në rundin e tetë dhe të dhjetë, tregon se ai ka mendje gjeniu

Nganjëherë kur shikoni teknikën e një atleti shumë, mund të duket ose shumë e thjeshtë ose krejtësisht e pamundur.

Nëse e shikoni si duhet Lionel Messin, do të faleshit po të mendonit se krejt që bën ai është ta gjuajë topin shumë fuqishëm dhe përfundon në rrjetë.

Në raste tjera, mund të shihni ndonjë golfist duke qëlluar topin në vrimë nga një distancë e jashtëzakonshme dhe të mendoni se ai duhet të jetë duke mashtruar disi.

Por, siç do t’iu thoshte secili atlet profesionist, në këto gjëra janë të përfshira shumë më shumë detaje se që e mendojmë.

Ne nganjëherë humim në thjeshtësinë e çuditshme apo magjinë e një teknike në sport, teksa mundohemi ta zbërthejmë dhe të gjejmë mangësi.

E njëjta gjë ndodhi ditën tjetër në Twitter me boksierin legjendar Floyd Mayweather.

Një video e publikuar nga ‘bOxingfan’ tregon si Mayëeather përdori saktësisht teknikën e njejtë në rundin e tetë dhe të dhjetë ndaj kundërshtarit Ricky Hatton.

Goditja në fytyrë thjesht e shkund Hattonin në rundin e tetë, por e nokautoi në të dhjetin.

Fakti se Mayëeather përdori të njëjtin teknikë grushti dy herë, por mori rezultate krejtësisht të ndryshme, ka nxitur debat të madh në Twitter.

Dikush sugjeroi se meçi ishte i kurdisur, derisa dikush tjetër e akuzoi Mayweatherin se është ‘boksieri më i mërzitshëm me emër të madh për ta shikuar.’

Pavarësisht këtyre reagimeve, shumica ishin të fascinuar nga intelegjenca e tij. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: