Videoja ku shihet Steven Gerrard duke ngushëlluar Kamran pas incidentit racist është zemërthyese
Rangers u eleminua nga Europa League të enjten mbrëma, pasi u mposht nga Slavia Prague.
Por rezultati mbeti nën hijën e eventeve në fund të ndeshjes, transmeton Periskopi.
Glen Kamara ishte qartazi i mërzitur pas komenteve që i bëri një mbrojtës i Slavia Pragues, Ondrej Kudel.
Ceku është akuzuar se iu drejtua Kamaras me komente raciste, derisa ka mohuar akuzat pas ndeshjes.
Mirëpo, Kamara pastaj doli me një komunikatë emocionuese duke shkruar:
”Gjatë ndeshjes së djeshme me Slavia Praguen, Kedel po diskutonte me një lojtar të Rangers dhe unë u mundova të intervenoj, ai më tha ta mbyll gojën dhe unë i thashë ‘një sekondë mik.’
”Ai pastaj m’u afrua duke e mbuluar gojën, u afrua te veshi im, dhe më tha ‘ti je majmun i pështirë, e di se je.’
”Isha i shokuar dhe tmerruar që dëgjova komente raciste nga një futbollist profesionist. Kedel thotë se ai thjesht më shau por kjo është totalisht gënjeshtër.”
Gerrard është kapur nga kamerat duke e ngushëlluar Kamaran në fushë, në pamje zemërthyese. /Periskopi.com/
This is genuinely heartbreaking pic.twitter.com/hOlk3Vgud4
— CJ (@cjnovo992) March 19, 2021