Videoja gjatë humbjes 3-1 të Liverpoolit nga Leicesteri tregon se edhe Hendersoni është i ngopur me Thiagon
Nëse gara për titull e Liverpoolit ende nuk kishte përfunduar para udhëtimit drejt Leicesterit, qartazi përfundoi pas humbjes 3-1 të shtunën.
Kampionët ishin në kërkim të rigjetjes së formës pas humbjes 4-1 nga Manchester City në fundjavën e kaluar dhe Jurgen Kloppi i bëri disa ndryshime në formacion, transmeton Periskopi.
Ozan Kabak debutoi, pasi zëvendësoi Fabinhon e lënduar, ndërsa Thiago u la rezervë, me James Milnerin që u preferua para tij.
Mirëpo, Minler u shndrrua në lojtarin e dhjetë të Liverpoolit që u lëndua kur pësoi një dëmtim pas 17 minutave në muskul.
Thiago u inkuadrua në vend të tij. Spanjolli qartazi nuk e ka filluar shumë mirë karrierën e tij te Liverpooli pas një transferimi të bujshëm nga Bayern Munichu gjatë verës.
Një prej aspekteve më negative të lojës së Thiagos kanë qenë ndërhyrjet e tij. Ose më mirë të themi mungesa e aftësisë për të ndërhyrë. Ai është i pakujdesshëm dhe shkakton shumë ndërhyrje të palejuara. Dhe pikërisht kjo i kushtoi Liverpoolit sot.
Mohamed Salah kishte kaluar në epërsi ‘Të Kuqtë’ por Leicesteri barazoi përmes James Maddison, i cili realizoi nga gjuajtja e lirë. Ishte një ndërprerje e shkaktuar pikërisht nga Thiago, pasi ndërhyri në Barnes.
Por para se të ekzekutohej gjuajtja e lirë, kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson mund të shihet duke e qortuar Thiagon për ndërhyrjen e tij. Një video e incidentit u publikua në rrjetet sociale me titullin: ”Edhe Jordan Hendersoni është i ngopur me Thiagon.”
Derisa nuk e dimë për siguri se është e vërtetë, ai qartazi nuk ishte i impresionuar me ndërhyrjen e tij. /Periskopi.com/
Cant believe henderson said this to Thiago??? pic.twitter.com/OAlAH2gM3q
— Muhammad (@Mxhyett) February 13, 2021