Videoja e Konates duke ua prezantuar fanellën e re të Liverpoolit shokëve të fëmijërisë, është brilante
Liverpooli konfirmoi transferimin e Ibrahim Konates në maj.
Francezi u shndërrua në transferimin e parë të ‘Të Kuqve’, duke u transferuar me një marrëveshje 40 milionëshe nga RB Leipzig.
U zbulua të enjten në mëngjes se Konate do ta bartë numrin 5 të klubit, transmeton Periskopi.
Ai merr numrin e Gini Wijnaldumit, i cili u transferua te PSG gjatë kësaj vere.
Konate zbuloi numrin e fanellës në prani të shokëve të fëmijërisë, para konfirmimit zyrtar.
Pamjet janë postuar në rrjetet sociale dhe të themi se skenat janë të çmendura, do të ishte nëndeklaratë. /Periskopi.com./
Ibrahim KONATE dévoile son nouveau maillot de Liverpool à ses potes d’enfance, dans son quartier de la Roquette. @LFC @sofoot pic.twitter.com/zoVhnwMGPy
— Marc Beauge (@Marc_Beauge) July 7, 2021