Videoja e jashtëzakonshme tregon se nuk ka asnjë kuptim t’i bësh presing Sergio Busquetsit kur ka topin
Për shkak të Lionel Messit, Andres Iniestas, Xavi dhe gjithë superyjeve global që ka pasur Barcelona në përbërje ndër vite në 13 vitet e fundit, Sergio Busquets asnjëherë nuk i ka marrë meritat e duhura për talentin që posedon.
Mesfushori spanjoll, 32-vjeçar, ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të Barçës në dekadën e fundit, transmeton Periskopi.
Ai ka fituar virtualisht gjithçka me klubin dhe Kombëtaren, përfshirë Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, tetë tituj të La Ligas, gjashtë Copa del Rey dhe tre trofe të Champions Leagues.
Deri në kohën kur po e shkruajmë këtë artikull, Busquets ka bërë 608 paraqitje seniore për gjigantin katalunas.
Vetëm Xavi, Messi dhe Iniesta kanë më shumë paraqitje për Barcelonën në histori të klubit.
Është intelegjenca e Busquetsit ajo që e bën diferencën me mesfushorët e tjerë.
Gjithmonë dy hapa para kundërshtarit në mendjen e tij, vendimmarrja e Busquetsit është shumicën e kohës perfekte.
Vendimmarrja e duhur është ajo që ndan lojtarët e mëdhenj nga ata mesatarë, dhe Busquets përzgjedhë opsionet e duhura në fushë secilën herë.
Për më shumë, ai ka edhe këmbë të shpejta dhe qetësi të punojë nën presing të madh, gjë që e bën atë thjesht të pandalshëm.
Llogaria zyrtare e Champions Leagues postoi një video të jashtëzakonshme këtë javë, me titullin: ”E pamundur t’i bësh presing? Klas i pastër nga Sergio Busquets…”
Në të shihet mesfushori duke u nxjerr nga lloj-lloj situata kundër lojtarëve më të mirë të botës, me disa prekje të mençura dhe lëvizjeve brilante me trup. /Periskopi.coim/
?? Impossible to press? Pure class from Sergio Busquets…#UCL | @FCBarcelona | @5sergiob pic.twitter.com/TV2MYwJRTX
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 10, 2021