Videoja e jashtëzakonshme e Mason Mountit të droguar nga ilaçet pas operimit në dhëmbë, ka shkuar viral

Videoja e jashtëzakonshme e Mason Mountit të droguar nga ilaçet pas operimit në dhëmbë, ka shkuar viral

Mason Mount i është nënshtruar një operimi në dhëmbë – arsyeja pse ai ka munguar për Chelsean në disa javët e fundit.

Mesfushori shënoi hat-trick kundër Norwichit në fund të muajit të kaluar por mungoi kundër Newcastlet javën pasuese. Pastaj ai bëri një paraqitje pesë minutëshe si zëvendësues kundër Burnley fundjavën e kaluar.

Ai u ftua në Kombëtaren e Anglisë për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe San Marinos, por ardhja e tij në kamp u shtye për shkak të problemit me dhëmbë, transmeton Periskopi.

Tash, megjithatë, 22-vjeçari i është nënshkruar një operimi dhe rikuperimi i tij do të monitorohet në ditët e ardhshme.

Edhe pse nëse Gareth Southgate është kyçur në rrjetet sociale të martën mbrëma, ai duhet ta ketë parë mesfushorin e tij në një planet tjetër.

Kjo pasi janë publikuar video të tij nën ndikimin e ilaçeve në veturë, pas operimit dental, të cilat kanë shkuar viral.

Si e dimë se ai ishte nën ndikimin e drogave apo ilaçeve.

Epo, ai quan dentistët e tij ‘GOATs’, ai thotë se nuk do ta ndiente edhe sikur dikush do ta grushtonte në fytyrë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: