Videoja e golit më madhështor që kurrë nuk u shënua është aq e rëndë, saqë ka shkuar viral

Videoja e golit më madhështor që kurrë nuk u shënua është aq e rëndë, saqë ka shkuar viral

Cili është goli më i mirë i shënuar ndonjëherë?

Goli solo i Diego Maradonës kundër Anglisë në Kupën e Botës më 1986? Voleja e Marco van Bastenit në Kampionatin Evropian 1988? Goli me gërshërë i Zlatan Ibrahimovicit kundër Anglisë?

Është jashtëzakonisht e vështirë të vendosësh për vetëm një gol, kur konsiderojmë milionat që janë shënuar prej zbulimit të futbollit.

Po çka për golat më madhështor që nuk u shënuan kurrë?

Po flasim për golat që u anuluan ose u mohuan kur plotësisht merituan të përfundonin në rrjetë.

Dhe tash duket se e kemi përgjigjen se cili është goli më madhështor që kurrë nuk u shënua.

Një klip po qarkullon nëpër rrjetet sociale ku shihet Hans-Gunter Bruns.

Bruns luajti shumicën e karrierës për Borussia Monchengladbach dhe po luante kundër Bayern Munichut kur ishte gati të shënonte një gol absolutisht të jashtëzakonshëm.

Pasi mori topin në afërsi të këndorës së pjesës së fushës së vetë, Bruns mposhti dy kundërshtarë dhe vazhdoi të vraponte, vraponte e vraponte. Ai luajti një-dy me një bashkëlojtar para se, tash në zonën e Bayernit, të gjuante.

Gjuajtja e tij goditi dy shtyllat pingule, por topi nuk kaloi vijën e portës.

Shikoni më poshtë.

Thjesht e rëndë të shikohet. /Periskopi.com/

 

 

 

Shpërndaje në: