Videoja 7-sekondëshe kundër Gjermanisë që dëshmon se CR7 është definicioni i katastrofës në depërtime
Cristiano Ronaldo shënoi dhe asistoi në humbjen 4-2 të Portugalisë kundër Gjermanisë, në kuadër të Grupit F të Euro 2020.
Superylli portugez fillimisht shënoi për 1-0 në minutën e 15-të, para se të asistonte në golin e nderit të Portugalisë në minutën e 67-të për Diogo Jotan, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, pavarësisht kontributit të madh të tij në shënime, Ronaldo nënvizoi edhe njëherë se pika më e dobët e tij janë depërtimet.
Ai në një moment në fund të ndeshjes, derisa ishte në ndjekje të rezultatit, shpërdoroi një mundësi të mirë shënimi, pasi e stërmendoi dhe dështoi mjerisht ta kontrollonte topin. /Periskopi.com/
Crazy dribbling skills from Ronaldo against Germany ??? pic.twitter.com/OTwcSfZsjh
— PROVOST?⚡ (@provost21_) June 19, 2021