Videoja 6-minutëshe me titullin ‘Kante i palodhshëm’ është thjesht kënaqësi të shikohet

Videoja 6-minutëshe me titullin ‘Kante i palodhshëm’ është thjesht kënaqësi të shikohet

N’Golo Kante është versioni më i përafërt i ‘futbollistit perfekt’ për çdo skuadër.

Dhe kur themi ‘futbollisti perfekt’ nuk e kemi fjalën vetëm për gola e asistime, por si produkt final në përgjithësi duke futur në miks edhe karakterin dhe virytet e tjera humane të cilat mesfushori francez qartazi i posedon me bollëk, shkruan Periskopi.

Përveç modestisë që është absolutisht mbi standardet e njerëzve të rëndomtë, vetëmohimi i tij në fushë është po aq impresiv.

Dhe një video në YouTube me titullin ‘Kante i palodhshëm’ nënvizon për mrekulli atë që francezi i sjellë Chelseat në fushë, teksa një numër i fansave neutralë vetëm për shkak të tij do të bëjnë tifo për ‘Të Kaltërit’ në finalen e Champions Leagues kundër Manchester Cityt. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: