(VIDEO) Rama i dërgon një “letër sekrete” Kurtit, teksa Haradinaj fliste në mbledhjen e kuvendeve Kosovë-Shqipëri
Sot në vendin tonë janë mbledhur dy kuvendet Kosovë – Shqipëri, e ku gjatë fjalimit të kreut të AAK’së Ramush Haradinaj kamerat kapën një moment interesant aty.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia dorëzoi një letër kryeministrit Kurti për të cilën nuk dihet përbajtja e saj.
Vlen të theksohet se Rama pati një fjalim të fuqishëm sot në Kuvendin e Kosovës e ku ndër të tjera nuk la pa përmendur edhe ish-Presidentin Thaçi i cili po mbahet në Hagë.
Rama nuk hezitoi të shprehej gjithashtu se Kuvendi i Kosovës nuk bërë asgjë për “padrejtësitë në Hagë”.
Teksa në anën tjetër Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij më shumë foli rreth “shtrirjes së sovranitetit në veri”.
Kujtojmë se raportet mes Qeverisë Kurti me Edi Ramën janë të ftohta, me faktin se këtë as mbledhja mes dy qeverive nuk është mbajtur.