Video që nxiti debat mes Angela Martinit dhe burrit të saj
Kur foli për shqiptarët pak kohë më parë, bashkëshorti i Angela Martinit tha se tek gruaja e tij i ka kuptuar të gjitha tiparet të cilat i atribuohen popullit tonë, me theks të veçantë besnikërinë dhe besën e dhënë.
Por, Dragos Savulescu duket se është përballur edhe me një tjetër tipar “kokëfortësinë”.
Këtë e ka treguar supermodelja me origjinë shqiptare përmes një postimi në Instagram.
Pikërisht videoja e ndarë duket se është bërë objekt diskutimi mes çiftit me Dragos i cili mendonte se xhirimi nën ujë ishte “pak tepër” dhe Angelan që këmbëngulte për postimin.
Në këtë mes ka triumfuar kokëfortësia shqiptare siç tregon Martini që shprehet: “Sërish, u këshillova nga burri im që të postuarit këtë video është pak e tëpërt. Sërish, nuk dëgjova. Jam një binjake shqiptare”.
Nuk ka munguar përgjigja e Dragos i cili me doza humori ka thënë se Angela do të “dënohet për këtë”.