VIDEO| Me pranga në duar largohet nga Gjykata i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë
Jon Hoti, i cili dyshohet se të mërkurën (13 nëntor) shtiu me armë zjarri duke shkaktuar vrasjen e dy personave në një lokal në Klinë, është larguar nga Gjykata Themelore në Pejë, ku po mbahej seanca ndaj tij, shkruan Periskopi.
Në videon e publikuar nga portali Arbresh.info, shihet i dyshuari nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.
Ndryshe Albison dhe Rexhep Shilova u vranë mbrëmë me armë zjarri në qender të Klinës. Njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra.
Varrimi i dy të rinjve, do të bëhet nesër nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.