Video intime me një të mitur: Dejona Mihali e zyrtarë të VV-së në mbrojtje të Nagip Krasniqit
Ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, nuk po i ndalen skandalet.
Pasi iu ngrit aktakuza e parë, e po hetohet për të dytën, Krasniqi e pranoi edhe vetë se është personi për të cilin Insajderi tha se kanë një video skandaloze intime.
Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi akuzoi hetuesit e Prokurorinë Speciale se po e shantazhojnë.
Pavarësisht se sipas raportimit të Insajderit bëhet fjalë për një video pornografike të Krasniqit me një vajzë të mitur, ish-kryeshefi i KEK-ut ka thënë se janë fabrikime.
I madh e i vogël nga pushteti ia kanë pëlqyer statusin. Duke nisur nga komisarja ‘e kapelës’ Dejona Mihali, deputetë e zyrtarë tjerë të partisë në pushtet.
Madje, disa prej figurave si Arbër Zaimi, Agon Batusha, Egzon Azemi e kanë shpërndarë postimin e njëjtë.